Operohet në zemër bebi 2,9 kilogramë, Veshti: Ndërhyrja shkoi me sukses

15 Janar 2025 | 20:21

Një bebe 2,9 kilogramë, i lindur me defekt në zemër në një qytet në veri të vendit dhe që u transportua me urgjencë në Tiranë, veçohet ndër shumë operacione të realizuar nga ekipi mjekëve të kardiokirurgjisë në Shqipëri si histori suksesi.

Shefi i këtij shërbimi, kardiokirurgu Altin Veshti tregon se pesha dhe problematika ishte një sfidë që sot ka kaluar me sukses.

“Ka ardhur ditë të diel natën, shumë rëndë …është një nga fëmijët më të vegjël që kemi operuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve, 2,9 kg. Problemi për të cilin erdhi u zgjidh dhe ky është një sukses për kardiokirurgjinë shqiptare. Ai kishte dhe një defekt të dytë që ne kishim shumë frikë që mund të kishte një problem në pjesën post operatore, por e përballoi shumë mirë. Pesha është determinante për dalje me sukses të operacionit; sa më të vegjël aq më të rrezikuar janë dhe aq më i vështirë është manipulimi I të gjithë indeve, bëhet fjalë për milimetra”, tha Altin Veshti, shef i Kardiokirurgjisë, QSUT.

Kapja në kohë e defekteve të lindura në zemër iu ka dhënë më shumë shanse për jetën dhjetëra fëmijëve që janë operuar vitin që lamë pas.

“3 muajt e fundit të vitit të kaluar kemi operuar fëmijë që kanë ardhur thuajse të gjithë nga reanimacioni i pediatrisë, sepse kanë qenë fëmijë që nëse nuk do operoheshin nuk do eksptuboheshin dot dhe është sukses, sepse janë bërë raste shumë të rënda dhe të gjithë kanë shkuar mirë”, u shpreh mjeku.

Shefi i kardiokirurgjisë rrëfen se mes rasteve të vështira, dhe në sfidë për të shpëtuar çdo fëmijë, fatkeqësisht ka dhe humbje të pashmangshme.

Sipas shefit të kardiokirurgjisë, 95% e defekteve të lindura në zemrës, riparohen duke ju mundësuar pacientëve të vegjël një jetë normale si të rritur, ndërsa vetëm 5-10 % e tyre, kërkojnë një jetë më të kujdesshme. Vrima në zemër, e njohur në gjuhën popullore, është defekti më i shpeshtë tek bebet, të cilat korrigjohen me anë të kirurgjisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026