Opozita dorëzon në Kushtetuese padi për ligjin për taksimin e profesioneve të lira
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e shoqëruar me kolegët e saj të grupit parlamentar depozituan këtë të mërkurë një padi në Kushtetuese mbi ligjin për taksimin e profesioneve të lira.
Tabaku në deklaratën e dhënë për media pas depozitimit të padisë, tha se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mos pranojë një vendim që godet shtresën e mesme.
“Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme”, tha Tabaku.
Deputetja apeloi ndaj t’i gjitha institucioneve në vend, si Avokati i Popullit dhe më gjerë që t’i bashkohen padisë së PD për të frenuar dekretimin e këtij ligji.
“I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë”, apeloi Tabaku.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë