Opozita e Kosovës kritikon Qeverinë për Dialogun me Serbinë

31 Maj 2022 | 18:42

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se proçesi i dialogut Kosovë-Serbi ka degraduar dhe se nuk ka transparencë nga ana e qeverisë.

Sipas saj, në rast të dështimit të procesit të dialogut, barrën duhet ta mbartë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova.

Kujtojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, e cila ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

“Kemi një degradim të procesit, në vend që të flasim për njohjen reciproke dhe për marrëveshjen finale ne po flasim për targa, po flasim për ‘stikersa’. Kemi një degradim të proçesit dhe tashmë po thuhet shumë qartë edhe nga aleatët tanë perëndimorë që statusi në këtë proçes shkon në dobi vetëm të Rusisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë, prandaj ne kërkojmë nga Qeveria seriozitet të cilin nuk e kemi parë deri më tani, konsistencë të cilën sërish nuk e kemi parë dhe transparencë të cilën sërish nuk e kemi parë, koordinim me faktorin ndërkombëtar në mënyrë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë”, u shpreh Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026