Opozita e përçarë gjatë votimeve të rëndësishme në Parlament
Opozita nuk është bërë bashkë në asnjë votim në parlament që nga nisja e punës së parlamentit pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Pjesa më e madhe e ligjeve apo marrëveshjeve financiare, janë miratuar me më shumë se 74 votat e mazhorancës.
Parlamenti ka miratuar me më shumë se ¾-tat e votave, marrëveshje si ajo e PFIZER me Ministrinë e Shëndetësisë apo ajo e Këshillit të Ministrave për hua nga BERZH. Numër i mjaftueshëm votash ky për të ndryshuar Kushtetutën.
Numri më i madh i votave opozitare në këtë parlament ka qenë 46, 17 vota më pak se opozita zyrtare.
Edhe këto 46 vota kundër u arritën vetëm për ligjet e buxhetit 2022.
Bazuar në rezultatet e votimeve të deritanishme, mazhoranca e kryeministrit Rama ka miratuar ligje dhe marrëveshje, me mesatarisht 88 vota pro dhe 17 kundër.
Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit numëron 74 vota në mazhorancë (74 PS + 3 PSD) dhe 63 në opozitë (59 PD + 4 LSI).
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit