Opozita gjermane: Shqipëria rrugë të gjatë për t’u bërë anëtare e BE-së
Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Ky është qëndrimi i opozitës gjermane, e cila përshëndet negociatat, por nuk lë pa përmendur kriteret e paplotësuara nga politika shqiptare.
Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë përshëndetur nga përfaqësuesit gjermanë të CDU/CSU-së. Johan Whadepul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor thotë se hapi i parë është hedhur, por kushtet e anëtarësimit janë aty.
“Për Shqipërinë, pavarësia e gjyqësorit, lufta ndaj korrupsionit dhe liria e shtypit, janë kritere për t’u përmbushur”, u shpreh ai.
Edhe Gunther Krichbaum, zëdhënës për politikën europiane nxit dy vendet të punojnë për të përmbushur misionin e tyre për anëtarësim në BE.
“Shqipëria dhe RMV të vazhdojne përpjekjet. Partitë në Shkup duhet të vazhdojnë rrugën europiane”, deklaroi ai.
Partia gjermane në opozitë, vlerëson Maqedoninë e Veriut për vendimin largpamës që mori për të miratuar propozimin e Emanuel Macronit.
LEXONI GJITHASHTU:
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë