Opozita në Serbi reagon ndaj Vuçiçit për rezultatin e bisedimeve në Ohër

20 Mars 2023 | 07:17

Liderët e disa partive opozitare në Serbi, kanë reaguar lidhur me arritjen e pajtueshmërisë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Gërboviç e ka vlerësuar si lajm shumë të rëndësishëm faktin që Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të bëhet pjesë e kornizës së negociatave dhe pjesë e kapitullit 35 në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, shkruan REL.

“Është e pamundur të jesh politikan pro-evropian, të angazhohesh për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të jesh kundër kësaj marrëveshjeje. Pyetja për ne është se a pranojmë të jemi pjesë e hapësirës politike të krijuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, apo jo”, ka thënë Gërboviç.

Lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviç, vlerësoi se zgjidhja e vetme e krizës politike është dorëheqja e presidentit Vuçiç dhe bëri thirrje për tubime të qytetarëve kundër planit evropian.

Ai theksoi se Vuçiç “në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin” në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel, të cilën Obradoviç e ka vlerësuar si një lloj grushti shteti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026