Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes

18 Mars 2023 | 23:49

Pas përfundimit të takimit 12-orësh në Ohër, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka zbuluar detaje nga arritjet e bisedimeve. Gjatë një konference për media, Borrell tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Sipas Borrell palët kanë rënë dakord që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian më 27 shkurtit në Bruksel.

“Kemi pasur një ditë të gjatë. Synimi i sotëm ishte që Serbia dhe Kosova të pajtoheshin mbi atë se si do ta zbatonin marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Kjo do të thotë hapa praktikë mbi atë se çka duhet të bëhet dhe si. Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë detyrimet e tyre në mirëbesim”, është shprehur ai.

Për sa i përket Asocacionit Borrell deklaroi: “Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”.

Në nenin 7 flitet për formalizimin e statustit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

“Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7.

Në përfundim Borrell tha se palët të cilat nuk respektojnë marrëveshjet do të përballen me pasoja.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026