Vuçiç flet pas takimit në Ohër: Nuk nënshkruam asnjë dokument

19 Mars 2023 | 00:06

Në përfundim të takimit trilateral në Ohër, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se gjatë bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak nuk u nënshkrua asnjë dokument, por pranoi se palët ranë dakord për “njëfarë marrëveshjeje”.

Vuçiç tha se pikat që kanë rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave dhe se zbatimi i marrëveshjeve do të vlerësohet nga Këshilli Evropian.

“Sot ishte dita kur duhej të merreshim vesh për planin e zbatimit. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se këto pak pika për të cilat kemi rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave. Një nga pikat kyçe është se Këshilli Evropian do të vlerësojë se sa është bërë me planin e zbatimit, i cili do të zgjerohet. Formimi i AKS-së ishte vendosur si detyrim prioritar. Më duhet të them se jam vërtet i kënaqur me të. Ende flitet për persona të zhdukur, për konferenca donatorësh. Plani me siguri do të duhet të përmirësohet”.

Vuçiç theksoi se çështja e Asociacionit është e nënshkruar dhe se “kjo duhet të realizohet”.

“Nuk mund të zgjedhësh atë që pëlqen, dhe të marrësh atë që të pëlqen. Është dokument i nënshkruar. Ju e keni nënshkruar, mu për këtë ju duhet ta realizoni. Është një rregull shumë konkret”, tha Vuçiç.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026