“Opozita nuk frymëzoi”, Erla Mëhilli: Basha të respektojë standardin e Berishës
Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli komentoi rezultatet e procesit zgjedhor për Euronews Albania deri tani ku u shpreh se me këtë rezultat z. Basha e ka çuar opozitën në të njëjtin standart, që ka qenë kur u largua z. Berisha.
“Unë mendoj që Basha do presi mbylljen e rezultati për të reaguar, por z. Berisha ka lënë standartin e tij në PD. Me standaritin që Basha fitoi sot, Berisha ka dhënë dorëheqjen. Nëse do ishim një vend normal do respektonte standartin e Berishës,” u shpreh znj. Mëhilli.
Znj. Mëhilli tha se qyetarët treguan se nuk ka vota që thonë ‘Rama Ik’.
“Tani të jem e sinqertë ka fituar Rama nëse shifrat mbeten këto. Nuk ka një vota ‘Rama Ik’, por vota që i thonë z. Basha se në pushtet nuk vjen dot se të ka ardhur radha, por duhet punë. Midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën,” tha ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli.
Ekspertja e komunikimit tha se një nga arsyet që çoi PD-në drejt humbjes sërish është opozita e dobët.
“Ka pasur opozitë të dobët, që nga 2013 ka qenë në rënie. Në humbja ka ndikuar reforma territorial, Marrëveshja e 2017-së, braktisja e institucioneve dhe fakti që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale bën të pamundur të sillte dallgën e ndryshimit,” u shpreh znj. Mëhilli.
Ndërsa reagimin e sotëm të z. Meta e quajti si reagim të presidentit të Republikës.
“Me reagimin e sotëm është president Republike, pasi deri para pak ditësh ishte palë. Për mua reagimet e z. Meta kanë qenë kosto për opozitën dhe ato mund të legjitimojnë fjalët e z. Rama, se prapa Lulit e Monikës ishte Meta,” tha ekspertja e komunikimit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së