Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Kryetarët e 3 grupeve opozitare të parlamentit takuan të mërkurën Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilit i paraqitën kundërshtitë që ata kanë rreth marrëveshjes për reformën zgjedhore.
Zyra për shtyp e Kuvendit njoftoi se gjatë takimit me Ruçin, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai paraqitën kundërshtitë e propozimeve të Këshillti Politik për sa i përket depolitizimit të administratës zgjedhore dhe mosndryshimit të sistemit zgjedhor.
Ndryshe nga sa u vendos në tryezën zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës parlamentare kërkojnë si çështje kryesore proces me lista të hapura.
“Ata nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen e votohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore,” – citohet në informacionin e bërë me dije nga Kuvendi.
Pas arritjes së një marrëveshje mes partive kryesore javën e shkuar, reforma zgjedhore pritet të kalojë për votim në parlament.
Miratimi kërkon votë të cilësuar, thënë ndryshe 84 vota. Zyrtarisht Partia Socialiste ka 75 deputetë, ndërsa në parlamentin me 122 deputetë, 3 grupimet opozitare të cilat kanë kundërshti ndaj marrëveshjes kanë 31 vota.
Në dalje nga Kuvendi, Muslym Murrizi tha se “askush nuk mund të tallet me sovranitetin e votës apo mandatit” të deputetëve.
“Ne nuk mund të rrinim për të vazhduar normalitetin, aq më tepër kur prioritet i parlamentit është reforma zgjedhore dhe jo arnimet për të lënë në fuqi marrëveshjen e 2008. Nuk është tagri im të merren me sharlatanë që kërkojnë të marrin poste. Unë jam deputet dhe nuk do ta votoj arnimin nëse nuk merren parasysh listat e hapura, depolitizimi i administratës dhe vota e emigrantëve,” – tha Murrizi pas takimit me Ruçin.
Njësoj si Murrizi u shpreh dhe Nimet Musai, i cili këmbënguli se nuk do ta votonte reformën.
Në njoftimin e shpërndarë për shtyp nga Kuvendi, thuhet se Ruçi ka vlerësuar kontributin e deputetëve opozitarë për ligjet që kanë kërkuar shumicë të cilësuar dhe se parlamenti “si institucioni legjitim për kryerjen e reformës zgjedhore, duhet dhe do të respektojë sensibililitetin e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore”.
Lexoni gjithashtu:
Opozita do të radikalizohet, pritet takim me Ruçin, Murrizi: Këshilli zëvendësoi Parlamentin
Maliqi: Opozitën në parlament e komandon Rama, topi i reformës zgjedhore i ka kaluar atij
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West