Opozita parlamentare kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore, takojnë ambasadoren Kim
Një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim priti në rezidencën e saj përfaqësues të opozitës parlamentare.
Në takimin që ka nisur prej orës 10:00 janë të pranishëm kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, kryetar i grupit Demokraci dhe Drejtësi dhe Nimet Musai, i grupit të deputetëve të pavarur.
Burime të Euronews Albania bëjnë e dije se opozita parlamentare nuk e pranon marrëveshjen e arritur një ditë më parë nga 4 përfaqësuesit e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Pas 6 ditëve diskutime intensive, mazhoranca dhe opozita arritën të gjenin dakordësinë për të firmosur një marrëveshje në sytë e ambasadorëve për reformën zgjedhore.
Marrëveshja e firmosur mbrëmjen e djeshme përbëhet nga dymbëdhjetë pika që specifikojnë me detaje mënyrën se si do të ndryshojë procesi.
Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, komisionerët do të ndahen sipas formulës që është në fuqi, ku gjysmat i kontrollon opozita dhe gjysmat mazhoranca duke emëruar komisionerët e tyre politikë.
E vetmja pikë që parashikon ndryshime për sa i përket administrimit të zgjedhjeve është shkrirja e KQZ-së dhe ndarja e saj në tri shkallë, kur edhe emërimet në këto poste do të bëhet nëpërmjet dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës si edhe identifikimi biometrik i zgjedhësve në 100% të territorit të vendit por për aq sa mund të arrihet.
Për sa i përket depolitizimit, palët ranë dakord që kjo formulë të zbatohet për vitin 2025.
Mund të lexoni gjithashtu:
Ekskluzive/ Euronews Albania zbardh marrëveshjen e porsa mbërritur për administrimin zgjedhor
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet