Opozita reagon për “Deçanin”, kritika Kurtit, por pajtohet me vendimin

14 Mars 2024 | 17:42

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat përreth manastirit te Deçanit, solli reagime të shumta.

Më të zëshmit ishin opozitarët, të cilët patën kritika për Kurtin, i cili e kishte kundërshtuar një gjë të tille me vite. Megjithatë, në të njëjtën kohë të gjithë u pajtuan po ashtu se vendimi që ai mori duhej zbatuar me patjetër.

“Dua të them që unë ua kam tërheq vërejtën publikisht edhe kur kanë pas dëshirë edhe kur nuk kanë pasë dëshirë se është një çështje që duhet të zbatohet. Ka qenë një vendim e Gjykatës Kushtetuese në vendet demokratike, politika nuk mund t’i kontestojë vendimet e gjyqësorit, veçanërisht kur është pyetja Gjykata Kushtetuese. Beteja ka qenë edhe lokaliste. Në Deçan ka qenë edhe betejë politike në nivel qendror, ashtu siç ka qenë edhe betejë ndërkombëtare sa i përket zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe kur them të pa kontestueshëm nënkupton që edhe ato edhe janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershme si LDK. Fatkeqësisht Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra ka ardhe në pushte me kauza të rrejshëm është pasoj e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, tha Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ajo shprehja e popullit edhe fik edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodhi dje Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga opozita besojnë se veprime të tilla të Kurtit, ku ai do t’i shkel premtimet e veta, duhet të presim edhe në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Lajm në...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026