Optimizmi i shqiptarëve për anëtarësimin në BE, Feraj: Paradoks! Kur e do, nuk ndodh
Ish-këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, është shprehur se sa më shumë ta dëshirosh anëtarësimin në BE, aq më pak ndodh.
Komentet Feraj i bëri në “Euronews Albania” ku komentoi gjetjet e “Barometrit”, i cili tregoi se 85 % e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për BE-në.
Ai tha se kur Kroacia ishte ende pa anëtarësuar në BE, ishin rreth 50 % e popullsisë që e dëshironin hyrjen në union.
“Ka diçka që duket si paradoks. Ne e kemi dashur 92 % anëtarësimin në BE. Në Kroaci ka qenë diku te 50 %. Sa më shumë e do anëtarësimin, aq më pak ndodh. Ne jemi popull i vendosur në dëshirën, por jo në vullnetin e mirë.
Dëshira i përket fushës së determinuesit. Vullneti është i lirë dhe krijues. Pra kjo tregon se jemi të vendosur më shumë në dëshirës sesa në vullnetin. Arsyeja i ka vendosur rregullat e lojës, ajo është mjeshtri. Mund t’i bëjmë mjeshtrit vetëm ndonjë hile”, është shprehur Feraj.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet