Orban ndjek “lëvizjet” e Trump-it, do të shpallë “Antifa”-n organizatë terroriste

20 Shtator 2025 | 08:33

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka deklaruar të shtunën se do të ndjekë shembullin e presidentit Donald Trump dhe do ta shpallë lëvizjen “Antifa” si organizatë terroriste.

Orbán e mori këtë vendim pasi, një ditë më parë, presidenti Trump bëri të njëjtën lëvizje, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social.

“Antifa është një organizatë terroriste,” tha Orbán për radion shtetërore.

“Ka ardhur koha që edhe në Hungari organizata si ‘Antifa’ të klasifikohen si organizata terroriste, duke ndjekur shembullin amerikan.”

Në SHBA, Antifa është një lëvizje e organizuar lirshëm, pa një udhëheqës, listë anëtarësh apo strukturë të dallueshme.

Nuk është e qartë se çfarë efektesh do të ketë vendimi i Trump-it mbi Antifa-n, pasi, si një lëvizje vendase, ajo gëzon mbrojtje nga Amendamenti i Parë, ndryshe nga lista e organizatave terroriste të huaja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Antifa është po aq e pastrukturuar edhe në Hungari.

Në komentet e tij, Orbán përmendi një incident të vitit 2023, ku një aktiviste italiane antifashiste u arrestua me dyshimin për sulm ndaj pjesëmarrësve në një aktivitet vjetor të ekstremit të djathtë, “Dita e Nderit”, në Budapest.

“Ata kanë ardhur në Hungari, kanë rrahur njerëz paqësorë në rrugë; disa i kanë rrahur deri në vdekje,” tha Orbán.

Gjithashtu, kryeministri u ankua se aktivistët e Antifa-s mund të “vazhdojnë të bëhen eurodeputetë dhe, nga atje, t’i japin leksione Hungarisë mbi sundimin e ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026