Orban nuk e mban premtimin për Suedinë në NATO, bojkoton seancën kur do bëhej votimi

6 Shkurt 2024 | 15:36

Hungaria mbetet i vetmi shtet i cili po bllokon Suedinë që të jetë pjesë e NATO-s, e cila pak ditë më parë mori ratifikimin edhe nga Turqia.

Anëtarët e partisë qeverisëse Fidesz mbështetur nga kryeministri Viktor Orban bojkotuan seancën parlamentare të thirrur nga opozita për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në Aleancë.

I dërguari i SHBA-së në Budapest së bashku me ambasadorët e disa aleatëve të tjerë të NATO-s, përfshirë Danimarkën dhe Poloninë, morën pjesë në seancën e parlamentit hungarez ku nuk u arrit marrëveshja.

“Orban dëshiron të favorizojë Putin duke thyer unitetin e NATOS”, u shpreh një nga deputetët e opozitës.

Partia e kryeministrit Orban akuzon Stockholmin duke pretenduar se politikanët suedezë kanë thënë “gënjeshtra të hapura” për gjendjen e demokracisë së Hungarisë.

Ligjvënësit e Fidesz duan që kryeministri suedez Ulf Kristersson të shkoj në Budapest për të negociuar mbi këtë çështje me Orban.

Kristersson është shprehur  se do të bëjë udhëtimin, por vetëm pasi Budapesti  të votojë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Hungaria është i vetmi shtet anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, proces i cili parashikon  se duhet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare që një shtet të bëhet pjesë e Aleancës.

Parlamenti Hungarez do të mblidhet sërish në javët e fundit të shkurtit.

Orban u kishte premtuar homologëve brenda NATO-s se vendi i tij nuk do të ishte i fundit për të nënshkruar anëtarësimin e Suedisë, premtim që nuk e mbajti pasi Turqia ratifikoi ofertën suedeze muajin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua

Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, u takua të premten me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, në Pallatin Saadabad në Teheran. Yilmaz udhëtoi për në Iran për të...
12:37 | 03/07/2026

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026