Orban: Zelensky duhet të vendosë vetë nëse do pranojë armëpushimin apo jo
Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi sot se propozimi për një armëpushim në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve është ende i vlefshëm dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të marrë përgjegjësinë nëse do ta pranojë atë apo jo.
“Propozimi i armëpushimit është në tavolinë. Merre ose lëre. Është përgjegjësia jote”, ka shkruar Orban në rrjetin social “X”.
Orban tha se mundësia e një shkëmbimi masiv të të burgosurve të luftës dhe shpallja e një armëpushimi të Krishtlindjeve është në tryezë.
“Njëra palë e pranoi, ndërsa tjetra duket se e ka refuzuar. Por kanë mbetur edhe pak ditë deri në Krishtlindje dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Orbán.
Orban tha një javë më parë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Hungarisë për Ukrainën për të vendosur një armëpushim me Rusinë për Krishtlindje dhe për të kryer një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve.
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?