Orëndreqësja e Vlorës, e vetmja grua që ruan zanatin prej 53 vitesh
Zhvillimi i teknologjisë duket se po largon gjithmonë e më shumë vëmendjen ndaj disa zanateve, si ai i orëndreqësit, një profesion drejt zhdukjes. Kështu tha për Euronews Albania Liljana Gjergji, 73-vjeçarja e cila prej 53 vitesh merret me riparimin e orëve në Vlorë.
“Orëndreqësa s’ka, drejt falimentimit është se ka nuk ka interes. Të rinjtë janë më tepër të dhënë pas televizorit, celularëve, ndryshe kemi qenë, por gjithsesi zanatet duhen, se një orë të shtrenjtë po i ra një akrep apo duhet pastruar, ku do shkojë? Do vejë jashtë shtetit të riparojë një orë? Ne na vijnë nga Italia për të riparuar orë këtu. Andej mbase ka zanatçinj por janë më shtrenjta çmimet,” – tha ajo.
Çdo ditë hap dyqanin rreth orës 8 ndërsa është e vetmja orëndreqëse profesioniste grua në Vlorë dhe është me shëndet të plotë.
Mjetet e vjetra të punës i ka mirëmbajtur, janë të gjitha të kohës kur ka nisur punë.
“Të asaj kohe janë pincat, kaçavidat, lentja, janë që kur kam filluar punën. Të rralla janë që i kam blerë,” – tregoi Liljana.
Puna i ka treguar frytet, nëse dëgjon njerëzit që prej më shumë se 20 vitesh i besojnë profesionalizmit të orëndreqëses së vetme të Vlorës.
“Kam më shumë se 20 vjet, që sa herë më prishet ora vij këtu të Liljana. Jam nga Lapardhaja dhe vij qe andej,” – tregoi një zotëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta