Orët e fundit të aplikimeve në universitet, 7 mijë në Mjekësi

2 Gusht 2023 | 16:07

Në orët e fundit të aplikimeve për në universitet, thuajse 75% e maturantëve e kanë kryer aplikimin. Janë rreth 20 mijë maturantë të cilët do të zgjedhin të vazhdojnë studimet në disa prej degëve të universiteteve në Shqipëri.

“Kemi mbi 15 mijë maturantë që kanë aplikuar, Universiteti i Tiranës ka 11 mijë aplikantë, pastaj Politekniku dhe Mjekësia me 7 mijë aplikime dhe më pas ai i bujqësisë me 5 mijë aplikime, që mund të kenë aplikuar në 1 ose disa degë”, tha Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Degë të tjera që kanë pasur interes të lartë, thotë drejtori i Drejtori i  Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj janë inxhinieria, teknologjia e informacionit por edhe për degët e universitetit Bujqësor.

“Më të kërkuarat janë degët e shëndetit, të inxhinierive. Këtë vit kemi pasur rreth 30 programe studimi në këto fusha, çka është tregues se universitetit po përshtaten me atë që kërkon tregu”, u shpreh ai.

Sa u takon degëve me prioritet kombëtar, interesi ka qenë i lartë.

Një prej degëve me interesin më të lartë është Universiteti i Mjekësisë, me gjimnazistët që nuk janë ndikuar nga vendimi i Qeverisë për punësimin 5 vite në Shqipëri. Ndërkohë, studentët që tashmë janë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë, kanë kërkuar një takim me Avokatin e Popullit. 3 gushti është dita e fundit e aplikimit në universitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026