Orët e këshillimit të karrierës, maturantët të frikësuar për të ardhmen

25 Maj 2023 | 15:51

Në gjimnazet e vendit, po zhvillohen orët e fundit të këshillimit të karrierës. Janë 30 mijë maturantë që në përfundim të provimeve të maturës, do të bëjnë zgjedhjet për profesionin e së ardhmes.

“Orët më kanë ndihmuar shumë, duke qenë se do vazhdoj për mjekësi. Kam pasur nev ojë të di çfarë dua në të vërtetë se dhe mjekësia është shumë fushë e gjerë,” – u shpreh Donisa Kërrnaja, maturante.

Orët e këshillimit të karrierës kanë për qëllim orientimin e maturantëve drejt tregut të punës. Në këtë mënyrë, të rinjtë do dinë se çfarë kërkon dhe ofron tregu.

“Kemi vizituar tre katër universitete dhe jemi njohur me kriteret dhe me bursat,” – tregoi maturantja Merjem Miftari.

“Kam qenë shumë e dyzuar se çfarë rruge do të ndiqja apo dhe karrierën. E kam ndarë mendjen që përfshijnë shkencat e natyrës, biologji dhe kimi. Kam më shumë prirje dhe i studioj me pasion,” – tha maturantja Meida Rrokaj.

Që në klasë të nëntë, nxënësit njihen me orën e këshillimit të karrierës, por viti i tretë është më intensiv për ta, ndaj dhe pyetjet se çfarë i pret në universitet shtohen.

“Pyetjet më të shpeshta kanë lidhje me profesionet, me të ardhmen, cila do të ishte rruga më  e duhur për ta, ku duhet të fokusohen, ku do të kenë prioritet, vlerat apo pasionin, tregun e punës, të jenë ata që të marrin vendime apo pikat e forta,” – tha mësuesja Neda Saliu.

Këtë vit provimet e maturës do të kenë rregulla më specifike, duke filluar që nga monitorimi me kamera sigurie, e deri tek përhapja e nxënësve në të gjitha ambientet e shkollës. Të gjitha këto ndryshime, kanë ndikuar tek të rinjtë.

Më datë 1 qershor, 30 mijë maturantë do të kryejë provimin e parë të maturës, atë të anglishtes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026