“Organizatë kriminale”- Berisha: Pse SPAK ngjan me Sigurimin të Shtetit në diktaturë

26 Dhjetor 2023 | 11:39

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se SPAK ngjason me Sigurimin e Shtetit të kohës së diktaturës.

Komentet Berisha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRPD, ku tha se SPAK është një organizatë e mirëfilltë kriminale, ku janë rekrutuar prokurorë që sipas tij janë anëtarë të bandave më të rrezikshme në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për të kuptuar ngjashmërinë mes diktaturës së sotme dhe diktaturës së djeshme, se ju jeni fatlumë, asnjëri prej jush nuk e jetoi atë diktaturë dhe është fat i madh.

Por problemi është se sot jemi prapë në diktaturë dhe kjo kërkon vetëdijen tuaj të plotë.

Përpara ne kishim Sigurimin e Shtetit, i cili fajësonte njerëz pa faj, me një qëllim të vetëm, që të ushtronte terror në shoqëri.

Sot kemi Skapin. Çfarë ishte Sigurimi? Sigurimi përbëhej nga kriminelë, nga torturues, nga vrasës, nga përdhunues. Përbëhej nga një vulg njerëzor ndaj dhe ata ishin të aftë të zbatonin çdo urdhër.

Por çfarë është Skapi sot? Ngjason si dy pika uji me Sigurimin e djeshëm. Skapi sot është një organizatë e mirëfilltë kriminale që rëndom paraqitet si një risi. Po pse them se është organizatë kriminale?

Sepse aty janë rekrutuar prokurorë, përfaqësues të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë.

Aty është prokurori që u tha shqiptarëve se Mehmet Greca, trafikanti që kishte mbushur makinën me fletë votimi dhe euro dhe karta identiteti në Elbasan, nuk kishte asgjë në makinë. Dhe ai u shpërblye nga bosi i tij i krimit, Taulant Balla dhe u soll në Skap.

Skapi është organizatë kriminale sepse vrasësi që vrau jashtë çdo lloj tradite njerëzore në gjumë të fejuarën e tij 15-vjecare, në vend që të dënohej me dënim përjetë, doli nga burgu sikur nuk ka kryer krim. Skapi tha: jo, këta nuk janë organizatë kriminale. E dërguan në Shkodër, ku shoku i tyre kishte marrë milionat dhe ata dolën të lirë.

Ose, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja qëndron në Skap. Ligji thotë nuk mund të jenë në prokurorinë e shtetit ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë ose oficerë të Sigurimit të Shtetit. Por ligji nuk ekziston për ta, ekziston vetëm vullneti i Edi Ramës për t’i përdorur si mercenarë.

Të njëjtën figurë kanë krijuar dhe po krijojnë te gjykatësit. Pra, Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet.

Por ëndrra e tij është kjo. Një Shqipëri pa rini, një Shqipëri pa opozitë. Në qoftë se një Shqipëri pa rini, po e realizon me largimin e të rinjve nga Shqipëria, Shqipërinë pa opozitë e realizoi duke blerë ish-kreun e opozitës.

Natyrisht shpirti opozitar nuk u ble dot nga Edi Rama dhe gjatë dy viteve dhe këtu duhet ta them, që drejtuesit tuaj kanë një meritë të veçantë se qenë më të parët që u rreshtuan në shpëtimin e PD-së. Ua them unë ju.

Por pasi e pa se i doli jashtë kontrollit, pasi e pa se ëndrra e tij po bëhej pluhur, ëndrra e tij për një Shqipëri pa opozitë, pasi e pa se kjo opozitë e vërtetë do e groposte siç e meriton, ai kaloi në veprime ekstreme ndaj saj. Në mohimin e të drejtave themelore të opozitës, pa të cilat ajo nuk është opozitë. Ajo është fasadë, ajo është një opozitë në letër, por kurrë një opozitë e vërtetë.

I mohoi në parlament të drejtën e komisioneve parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026