Organizonin lojëra fati në Durrës, arrestohet një person, procedohen dy të tjerë

1 Dhjetor 2024 | 14:55

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë, 32 dhe 66-vjeç për organizimin e basteve sportive.

Personat e përfshirë organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, në dy lokale. Nga kontrollet e vazhdueshme, aktiviteti u konstatua të jetë zhvilluar në lagjen nr. 14 dhe Rrashbull Durrës. Nga kjo veprimtari e paligjshme u sekuestruan 3 celularë.

Njoftim i Policisë

Si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë një shtetas  dhe  u procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë , pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në dy lokale, në lagjet nr. 14 dhe Rrashbull Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve procedurale është vënë në pranga shtetasi R. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. B., 32 vjeç, dhe E. Z., 66 vjeç, të dy banues në Rrashbull Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026