Osmani dhe kryeministri bullgar bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

10 Korrik 2024 | 10:52

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO ishin temë e takimit mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të Bullgarisë, Dimitar Glavchev.

Dy udhëheqësit u takuan të martën në Uashington, në margjina të Samitit të NATO-s.

Osmani tha se Bullgaria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës, në përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Në një postim në Facebook, Glavchev tha se Osmani kërkoi mbështetje dhe ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në aleancë dhe se ajo mori garanci prej tij se Bullgaria do të votojë “me të dyja duart” për Kosovën, kur ajo t’i plotësojë kushtet për anëtarësim.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Por, marrë parasysh se në radhët e saj janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën – Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia – dhe vendimi për zgjerimin duhet të merret në mënyrë unanime, ajo kërkesë nuk ka shkuar përpara.

Osmani ndodhet në Uashington me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u mbajt në kuadër të Samitit të NATO-s, shkruan REL.

Samiti, që përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake, nisi më 9 korrik dhe do të mbyllet më 11 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026