Osmani dhe Vuçiç “përballen” në Samitin e Spanjës
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç do të përballen sot në Granada të Spanjës për herë të parë që nga sulmi i 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës. Liderët e BE-së kanë nisur ndërkohë përpjekjet për një takim mes dy lidereve me qëllim kthimin në tryezën e bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Spanjë për të marrë pjesën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian.
Ajo tha se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e samitit do të flasë për sfidat e sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist nga Serbia.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u tha gazetarëve në Bruksel se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore të samitit të Komunitetit Politik Evropian, si dhe samitit jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.
Ai tha se situata aktuale në Kosovë do të diskutohet në margjinat e samitit të BE-së, duke paralajmëruar se “dhuna nuk është e pranueshme” dhe se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE”.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz, ka folur për gjendjen në veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov.Ai ka thënë se për Gjermaninë është shumë e rëndësishme që tensioni aktual mos të eskalojë.
Për këtë, ai thotë se shtetet si Gjermania, Franca dhe Italia janë të përkushtuar që ta gjejnë një zgjidhje, duke iu referuar dialogut Kosovë – Serbi.
“Për mua është shumë e rëndësishme që situata të mos eskalojë më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Bëhet fjalë për një zgjidhje paqësore dhe kjo është ajo që ne jemi shumë të përkushtuar. Gjermania, Franca dhe Italia janë veçanërisht aktive në këtë drejtim”, tha Scholz.
Ai shtoi se çështja e tensioneve Kosovë-Serbi do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur udhëheqësit nga afro 50 vende evropiane të takohen në Granada të Spanjës.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku është raportuar se vendet evropiane do të përpiqen që të organizojnë një takim në mes Osmanit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Më herët gjatë ditës, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e quajti tërheqjen e trupave të Serbisë nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm”, por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën.
Ndërkaq, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur tensionet janë rritur, pas sulmit terrorist në veri.
Takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Granada, Spanjë.
Komuniteti Politik Evropian synon të
- të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët
- të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve