Osmani fajëson ish-kryeministrat për marrëveshje të dëmshme  

31 Janar 2022 | 12:14

Ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani, duke folur në prag të takimit që do të ketë me të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe BE, tha se propozimet për të cilat po përflitet, për autonomi të zgjeruar apo Asociacion të komunave serbe me kompetenca të ekzekutive, nuk i janë prezantuar institucioneve të Kosovës.

“Unë dua ta qartësoj qysh tani se propozimet për të cilat po përflitet për kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë prezantuar palës sonë, pra institucioneve të republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

“Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë”, u shpreh ajo.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak nisin sot vizitën pesëditore në Kosovë. Nga diplomatët e lartë priten mesazhe për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në Kosovë pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.

Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të mos lejojnë zbatimin e modeleve që do ta bënin këtë shtet jofunksional.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar takimin me dy zyrtarët, mirëpo nuk është deklaruar rreth raportimeve për Asociacionin.

“Besoj që pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë që të japim komentet tona”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian vazhdimisht bën thirrje që Asociacioni të krijohet, duke thënë se “është obligim i Kosovës nga Marrëveshja e Brukselit”, por Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Kurti, thotë se nuk mund të ketë asociacion me bazë një-etnike.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në...
11:31 | 03/07/2026

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026