Osmani në OKB për luftën në Kosovë: Millosheviç e Vuçiç donin të zhduknin shqiptarët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se Sllobodan Millosheviç dhe ish-ministri i Propagandës së asaj kohë në Ish-Jugosllavi, Aleksandër Vuçiç (sot president i Serbisë), kanë dashur të zhduknin shqiptarët përmes gjenocidit dhe krimeve seksuale.
Komentet Osmani i bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku tha se në Kosovë ka mijëra të zhdukur nga koha e luftës dhe autoritetet serbe sipas saj, ende nuk kanë kërkuar falje për veprimet e tyre.
Ajo tha gjithashtu se ishte besimplotë se një ditë Kosova do të bashkohej në OKB dhe se çdo përpjekje e Serbisë për të rishkruar historinë do të dështonte.
“Mijerë kosovarë vijojnë të jenë të zhdukur dhe gjenden në varret masive. Shumë gra janë përballur me përdhunime dhe krime seksuale. Por Vuçiç i anashkalon këto, siç ka bërë me të gjitha krimet e Millosheviçit. Ne kërkojmë drejtësi që krime të tilla kaq mizore të mos përsëriten më. Ajo që Millosheviç dhe ministri i tij i Propagandës Aleksandër Vuçiç donin, ishte që të zhduknin shqiptarët.
Iu deshën botës 29 vite që të diskutonte rezolutën për Srevrenicën. Shumë nëna të Srebrenicës nuk jetojnë më që ta shohin këtë. E njëjta gjë ndodh edhe në Kosovë. Kosova është një Republikë që do të jetojë. Sepse Kosova lufton për paqen dhe Sigurinë. Jam besimplotë se një ditë ne do të bashkohemi me ju në këtë tryezë. Çdo përpjekje e Serbisë për të rishkruar historinë dhe për të mohuar gjenocidin, nuk do të ketë sukses”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë