Osmani nis konsultimet për datën e zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

6 Mars 2026 | 11:53

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të nisë sot në orën 13:00 konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se do të marrë pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme të ftuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Duke mos thënë shumë komente për vendimin e presidentes, për nxjerrjen e dekretit për shpërndarje të Kuvendit, kreu i LDK-së tha se janë në Prekaz dhe në këtë tempull çështje politike nuk kanë vend, raporton KosovaPress.

“Jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe çështjet politike në këtë tempull nuk kanë vend. Po, kemi takim në ora 13:00. Nga këtu pas vizitës do të shkojmë tek baca Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i presidentes për caktimin e datës së ardhshme së zgjedhjeve dhe atje besoj se do të deklarohem para mediave”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
11:03 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari

Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt. Sipas policisë, rasti ka...
09:48 | 29/06/2026