Osmani nuk pranon takim me Vuçiç: S’ka takim, pa u sanksionuar Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk pritet të takohet me presidentin Vuçic gjatë samitit dy ditor të Spanjës. Kryetarja e shtetit ka një kusht.
“Nuk ka arsye të takohemi para se të vendosen sanksione drejt Vuçic. Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë”, u shpreh Vjosa Osmani në hyrje të takimit në Granada në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani theksoi se janë kohë të vështira që po kalon kontinenti evropian dhe në veçanti Kosova.
“Janë kohë të vështira për Evropën, vecanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për të kërkuar mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës shtoi se shpreson që edhe Spanja – e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të bashkohet në sanksione kundër Serbisë.
Në samitin e Granadas marrin pjesë liderë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rreth 20 liderë tjerë të vendeve të Evropës dhe Kaukazit.
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund