Osmani pas procesit zgjedhor në Kosovë: Emri im nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka reaguar në Facebook duke falënderuar qytetarët dhe mbështetësit pas procesit zgjedhor, duke theksuar mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe besimin e dhënë.
Ajo ka vlerësuar angazhimin e qytetarëve gjatë fushatës, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe takimeve me ta në të gjithë vendin.
Në reagimin e saj, Osmani ka theksuar se ky proces nuk përfaqëson fundin e një gare, por vazhdimin e një misioni për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe funksionale në Kosovë. Ajo ka shtuar se do të mbetet e angazhuar për tejkalimin e krizës politike dhe forcimin e shtetit, duke theksuar se emri i saj nuk do të jetë pengesë në krijimin e institucioneve.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur mbështetës e votues të LDK-së. Nga zemra, ju faleminderit.
Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim.
Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe.
Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi.
Faleminderit të rinjve që na dhanë energji, grave që na dhanë forcë, mërgatës që nuk e harroi atdheun dhe çdo qytetari që doli në votime duke besuar në demokraci.
Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.
Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat. Rruga vazhdon. Bashkë”, ka shkruar Osmani.
Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
Zgjedhjet në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Forcat politike të angazhohen për kompromis institucional
Çfarë mesazhi dhanë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë?
- 15:12 Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani
- 15:06 Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
- 14:43 Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
- 14:41 Berisha: PD mbështet protestat rinore dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
- 14:38 U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta (FOTO)
- 14:23 Irani “i jep fund” sulmeve ndaj Izraelit, paralajmëron përgjigje “shkatërruese” nëse vazhdojnë sulmet në Liban