Osmani publikon letrën e dërguar nga Trumpi: Fjalë të fuqishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka publikuar letrën që ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump të martën, në të cilën ai e falënderoi atë për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së.
Osmani tha Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në “në çdo sfidë dhe sukses”.
“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook të enjten, ndërsa shprehu falënderim për presidentin Trump “për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”.
Të martën, më 5 gusht, Osmani mori një letër nga presidenti amerikan Donald Trump ku ai, ndër të tjera, shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet e ardhshme.
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe Kosova ndajnë lidhje të thellë, të bazuar në respekt të ndërsjellë e vlera të përbashkëta demokratike.
Në letër, siç ka njoftuar Presidenca, Trumpi e falënderoi Osmanin për lidership të guximshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Sorensen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin
Parashikimi i motit, Osmani: Java nis me vranësira, në fundjavë rikthehet i nxehti
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë