Parashikimi i motit, Osmani: Java nis me vranësira, në fundjavë rikthehet i nxehti

4 Gusht 2025 | 12:56

Gjatë një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani dha parashikimin e motit për këtë javë.

Ai tha se dy ditët e para të javës do të karakterizohen nga vranësira, të cilat do të jenë më të pranishme gjatë pasdites dhe mbrëmjes dhe mund të shoqërohen me reshje shiu.

Osmani theksoi se gjatë këtyre dy ditëve, temperaturat do të jenë më të ulëta, me maksimumin që nuk do të kalojë 34 gradë Celsius dhe minimumi do të jetë rreth 13 gradë Celsius.

“Gjatë orëve të pasdites, vendi do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.Vranësirat më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të vendit, ndërsa të martën ato do të jenë më të pranishme në zonat jugore. Në zonat qendrore të Shqipërisë, reshjet do të jenë më të pakta”, tha ai.

Osmani shpjegoi se nga e mërkura dhe ditët në vazhdim, do të rikthehet dielli dhe temperaturat e larta që do të kulmojnë në fundjavë, duke arritur deri në 38-39 gradë Celsius.

“Temperaturat do të rriten gradualisht, dhe fundjava pritet të sjellë kushte të nxehta, me maksimume që mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius të premten. Të shtunën dhe të dielën do të kemi një rritje të vogël të temperaturave”. tha ai.

Si zona më e freskët gjatë kësaj periudhe, Osmani përmendi juglindjen e Shqipërisë, veçanërisht qytetin e Pogradecit, ku maksimumi i temperaturave do të jetë rreth 33 gradë Celsius. Ai theksoi se kjo zonë ka temperaturat më të freskëta në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026