Osmani: Serbisë t’i dërgohet mesazh se s’do të tolerohet nxitja e dhunës në veri

3 Gusht 2022 | 21:30

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar, se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme përmes strukturave ilegale në Veri.

Deklaratën, Osmani e dha këtë të mërkurë gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde në Prishtinë.

Osmani ka theksuar se në raport me zhvillimet e fundit në veri institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas saj, Kosova është gjithnjë e gatshme që të ndërmarrë hapa, të cilët kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në pikat kiftare në Jarinje dhe Bërnjak, më 31 korrik, duke shprehur kundërshtinë për reciprocitet për targat dhe dkoumentet, që ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht.

Pas heqjes së barrikadave, qeveria e Kosovës vendosi ta shtyjë zbatimin e reciprocitetit më 1 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026

Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
07:47 | 22/07/2026

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026