Osmani takim me ambasadorin Walker: Zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi
14 Janar 2026 |
20:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadorin William Walker. Ky takim vjen në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi teksa e ka cilësuar Walker si zërin që e ktheu dhimbjen e popullit të Kosovës në thirrje për drejtësi.
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën.
Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, shkruan Osmani.
Lajme të Sugjeruara
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron