Pagërrjedhja, ish-drejtuesja e lartë në Tatime: Akses për raporte të tilla ka vetëm IT, blerësit me synime djallëzore

10 Janar 2022 | 08:22

Elizabeta Katiaj, ish-zëvendës drejtore e Tatimeve tha në një intervistë për Euronews Albania se rrjedhja e pagave të qindra mijëra shqiptarëve nga administrata tatimore shkon kundër aksesueshmërisë që edhe drejtuesit e lartë në tatime kanë.

Sipas znj. Katiaj gjatë kohëzgjatjes së funksionit të saj në administratë, ajo vetë si zëvendës drejtore nuk ka pasur mundësi të gjenerojë raporte të tilla, ndërsa shtoi se mundësi të krijimit të raporteve i ka vetëm sektori i IT.

E pyetur nga gazetari Renaldo Salianji për mënyrën e gjenerimit të databazës së pagërrjedhjes së publikuar në media, Katiaj tha se të dhënat siç ne i kemi parë janë një raport i gjeneruar nga IT nga sistemi ku tatimpaguesit vetëdeklarojnë të dhënat e tyre.

“Secili biznes deklaron të dhënat e veta sipas NIPT-it të vet, ndërkohë IT e ka aksesin e të gjithë të dhënave të përmbledhur për të gjitha subjektet. Ajo që ju shikoni nga ky sistem është një listë e ardhur në bazë të të dhënave të raportit,” shtoi ish-zëvendës drejtorja, sipas të cilës blerësit e këtyre të dhënave kanë pasur synime djallëzore që në dukje nuk lidhen me arsyet studimore.

“Duhet të shtrëngohet akoma më shumë sistemi i mbikëqyrjes nga institucioni që zotëron sistemin dhe mirëmbajtësit të tij,” nxiti Katiaj.

Ish-drejtuesja tha megjithatë se institucionet duhet të nxjerrin në bazë periodike të dhëna për pagat dhe sektorët, por në formë statistikore, mesatare duke shmangur çdo publikim të të dhënave që lidhen me tatimpaguesit, emrat, kompanitë apo NIPT-et.

Ish-zyrtarja shtoi se ka disa instrumenta që qeveria mund të përdorë për të shtuar formalitetin në nivel kombëtar për sa i përket tatimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022