Pagesa deri në 1000 € për kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet 35-vjeçari

29 Maj 2023 | 09:57

Një 35-vjeçar u arrestua në flagrancë në afërsi të fshatit Tren, në Devoll, duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.

35-vjeçari i kishte marrë shuma nga 300 deri në 1000 euro emigrantëve të cilëve u kishte premtuar kalimin e sigurt të kufirit shqiptar me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Policia ka sekuestruar furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026