“Paguhesha 10 mijë lekë, mora kredi 19-vjeçe”- Sipërmarrësja rrëfen si hapi biznesin
E ftuar në emisionin “Rin Talk” në Euronews Albania, sipërmarrësja Migena Kamberi rrëfeu vështirësitë dhe sakrificat e saj në botën e biznesit.
Kamberi tha se në momentin që i lindi ideja për të pasur një biznesin e saj ishte 19-vjeçe dhe sapo kishte nisur një punë ku pagohej 100 mijë lekë të vjetra në muaj.
Ajo tha se bëri një plan biznesi dhe e paraqiti në bank, ku arriti të merrte një kredi dhe të hidhte hapat e parë në biznes.
“Nuk është se më erdhi një ide, unë u punësova, kjo ka qenë puna ime e parë dhe kjo ndodhi falë shefes time sepse më ka edukuar në lidhje me punën. Vazhdova të mendoja të hapja diçka timen.
Atëherë të jem e sinqertë kursimet ishin shumë të pakta sepse rrogat ishin shumë, shumë minimale, merrja vetëm 100 mijë lekë të vjetra dhe vendosa të merrja kredi. Kur shkova të merrja kredi ata më thonin gjatë gjithë kohës “je sigurt, për çfarë e do”? Unë u thashë se ‘dua të hap një biznes’ dhe ata që më thonin “po nuk je e vogël, si do e shlyesh”. Në fakt unë i kisha bërë të gjitha këto, vërtet isha 19 vjeçe por unë e kisha një plan biznesi dhe ia paraqita bankës që ata të më besonin se me çfarë do të shlyeja kredinë.
Fillimet ka qenë shumë të vështira sepse klientela ishe akoma shumë e re, por unë besoja në veten time. Muajt e parë unë nuk kisha kohë të pija as kafe si të moshatarët e mi, madje edhe familjarët më thoshin ‘ku je’, ndërkohë unë isha aty duke punuar”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë