Pajisjet e përgjimit zbuluan grupet kriminale, Hoxha: Biznesmeni pagoi 250 mijë euro
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me operacionin e SPAK të zhvilluar këtë të mërkurë në Krujë. Hoxha u shpreh se pajisjet e përgjimit kanë ndihmuar në zbulimin e bandave kriminale.
Ai u kthye pas në kohë duke kujtuar rastet kur një inxhinier izraelit instalonte pajisjet emsiketcher. Hoxha u shpreh se një biznesmen madje kishte paguar 250 mijë euro për këtë pajisje ndërkohë që ajo kushtonte 20 mijë euro.
“Ato janë pajisje operative përgjimi, ata që e përdorin e njohin. Nuk më trembin pajisjet, më trembin ata që i përdorin. Është rasti i Joramit i atij inxhinierit izraelit që vinte i instalonte dhe më pas i çinstalonte.
Ne fund kur u bë problem u kap në Rinas. Emsiketcher bënte 20 mijë euro. Një biznesmen ka paguar 250 mijë euro dhe tha si ka mundësi 20 mijë euro pajisja se kam paguar kaq.
Te ajo pajisja mund të instalohen programe që kushtojnë miliona euro. Ti nuk ke blere pajisjen por shërbimin, specialistin Ai specialisti nuk është pajisja, po nuk ke specialistin në rastin konkret ishte izraelite.
Ne e mbajtëm një muaj dhe nuk erdhi më. Deri në atë kohë ai i vendoste dhe thonin është një gjeni që i gjend ndërkohë ishte ai që i vinte’, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal