Pajtuesi i gjaqeve flet për gjakmarrjen mes fisit Kaza dhe Gjini: Fajin e ka shteti

1 Qershor 2025 | 21:32

Gjatë një interviste ekskluzive për emisionin “NOW” në Euronews Albania, pajtuesi i gjaqeve, Gjin Marku foli në lidhje me sagën e gjakmarrjes mes fisit Kaza dhe Gjini, ku viktima më e fundit ishte 57-vjeçari Pjeter Kaza, i cili u vra këtë të dielë në Tale të Lezhës.

Marku, ia faturoi situatën shtetit dhe politikanëve, duke i akuzuar se e kanë mbajtur vendin në një tranzicion të gjatë dhe të vështirë.

Sipas tij, fiset Kaza dhe Gjini janë familje tradicionale të Mirditës dhe të mira, por për shkak të tranzicionit të vështirë, sistemi nuk ka arritur t’i shmangë këto probleme për shoqërinë shqiptare.

Ai dha si shembull periudhën e sistemit komunist, ku tha se u shmang gjakmarrja mes fiseve.

“I shpreh ngushëllimet familjes Kaza, janë familje dhe miq, jo vetëm të mi, por edhe të gjithë mirditorëve. Janë familje shumë mirë dhe të njohura tradicionalisht në Mirditë. Po ashtu edhe familja Gjini. Në Mirditë kemi tre, katër fiset që kanë qenë familjet më të mira, por fatkeqësisht ata nuk i ka vrarë hakmarrja dhe gjakmarrja, por ky sistem dhe ky tranzicion i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Nuk mund të themi se është hakmarrja apo gjakmarrja ajo që prevalon në këtë rast, por mungesa e përgjegjësisë së shtetit dhe institucioneve, të cilat kanë detyrën kryesore të rregullojnë jetën e shoqërisë, siç populli endërron dhe paguan për këtë. Në sistemin komunist njerëzit nuk lejohej të vriteshin, ndërsa tani, në këtë tranzicion të dëshpëruar dhe rrënues për shoqërinë shqiptare, janë shfaqur këto probleme të mëdha. Ne kemi qenë institucioni i vetëm që kemi luftuar me mish e shpirt për të qenë pranë dhimbjes dhe pajtimit të palëve. Lufta me traditën dhe zakonet mbetet një betejë e humbur. Zakone nuk kanë qenë asnjëherë të këqija, por një mjet i popujve që i kanë ndjekur dhe bazuar. Por në këtë tranzicion kemi papërgjegjshmërinë e atyre që duhet t’i kenë dalë zot vendit, të cilët nuk e kanë bërë dot komunikimin me shoqërinë, sepse u ka interesuar pushteti dhe jo rregullimi i jetës së qytetarëve. Familjet, në të cilat fatkeqësitë nuk ndalen, mbeten në dhimbjen dhe respektin e gjithë mirditorëve,” tha pajtuesi i gjaqeve, Gjin Marku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026