Paketa sociale: 9700 nëna me mbi 3 fëmijë, përfituan sigurimet pa shkuar në punë
Numri i nënave me 3 fëmijë në vitin 2024 është rritur. Kjo shikohet edhe në listat e grave me mbi 3 fëmijë që kanë përfituar nga paketa sociale për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Kjo nisëm e qeverisë, e cila hyri në fuqi në 1 janar të vitit 2023, synon të mbështes nënat me shumë fëmijë, të cilat nuk mund të punojnë duke ju mundësuar atyre sigurimet që iu shërbejnë në të ardhmen për pension.
“Në 2024 ne kemi rreth 9700 gra nëna të cilat e kanë përfituar, dhe në krahasim me vitin 2023 kemi rreth 1200 përfitues të rinj sepse normalisht dhe gratë të cilat e kanë përfituar në 2023 vazhdojnë ta marrin atë deri në momentin që fëmija më i vogël mbush moshën 5 vjeçare”, tha Anxhela Bakiasi, përgjegjëse sektori të projekteve, Shërbimi Social.
Por cilat janë kriteret dhe koha që një grua të përfitojë sigurimet ndërkohë që po kujdeset për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të saj?
“Një grua e papunë e cila ka 3 ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeçare ku fëmija më i vogël është nën 5 vjeç dhe të ardhurat mujore të familjes janë 900 mijë lek, përfiton një periudhë sigurimi e cila zgjat deri në momentin që fëmijë më i vogël mbush moshën 5 vjeçare”, tha Bakiasi.
Aplikimi mund të bëhet që në momentin që gruaja sjell në jetë fëmijën e tretë. Ai bëhet online në e-Albania nga ku merr dhe përgjigjen nëse është përfituese apo jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund