Pala amerikane mbërrin në Riad, Rusia zbulon zyrtarët që ka dërguar për negociata

17 Shkurt 2025 | 11:39

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ndihmësi i presidentit Vladimir Putin, Yuriy Ushakov, po fluturojnë për në Arabinë Saudite për të takuar zyrtarët amerikanë, sipas raporteve nga mediat shtetërore ruse. Ky takim pritet të përqendrohet në diskutimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tashmë ka mbërritur në kryeqytetin Riad për të filluar negociatat me zyrtarët rusë.

Së bashku me Sekretarin e Shtetit në Arabinë Saudite kanë shkuar dhe këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i presidentit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Ata do të diskutojnë çështje të lidhura me Luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e Gazës, një temë që ka nxitur mjaft debate mes vendeve arabe.

Rubio, i cili udhëtoi për në Riad nga Izraeli, pritet të bëjë presion ndaj udhëheqjes saudite për të propozuar një vizion të pasluftës për Gazën, ndërkohë që po inkurajon liderët arabë të sugjerojnë alternativa për propozimet e diskutueshme të Presidentit Trump, për zhvendosjen e palestinezëve.

Rubio do të takohet me zyrtarët rusë në Riad për të diskutuar të ardhmen e luftës Rusi-Ukrainë. Ky takim ndodh pas një periudhe tensioni, gjatë së cilës administrata Trump ka zhvilluar biseda të njëanshme me presidentin rus Vladimir Putin për të ardhmen e Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime në Europë, e cila ka frikë se mund të mënjanohet nga bisedimet për paqe.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje paqeje të arritur pa pjesëmarrjen e saj. Ai paralajmëroi se çdo marrëveshje pa përfshirjen e Ukrainës do të ishte e papranueshme për vendin e tij.

Teksa zyrtarët amerikanë dhe aa rusë takohen në Arabinë Saudite të martën, Evropa do të zhvillojë këtë të hënë një samit për Ukrianën në Paris.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026