Palestinezët në Shqipëri? Trump u përgjigjet mediave: Po, sigurisht. Shumë vende…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po sheh për një rreze të gjerë vendesh ku të mund të vendosë popullsinë e Gazës, e zhvendosur për shkak të luftës me Izraelin.
“Ne kemi vende të tjera që duan të përfshihen në këtë nismë”, deklaroi Trump në një konferencë shtypi nga Dhoma Ovale.
I pyetur nga një gazetar nëse mes këtyre vendeve bën pjesë edhe Shqipëria, Trump është përgjigjur duke thënë: “Po, sigurisht”.
Deklarata e tij ka ardhur pavarësisht se autoritetet shqiptare e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.
Deri më sot, Shqipëria ka pritur refugjatët afganë që u larguan nga vendi i tyre pas tërheqjes së trupave amerikane në vitin 2020, si dhe eksponentë dhe disidentë të opozitës iraniane, që në vendin e tyre kontestohen nga regjimi.
Pak ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se lajmi se në vendin tonë do të mbërrinin 100 mijë palestinezë ishte vetëm një sajesë.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se zërat për ardhjen e palestinezëve ishin zëra të ardhur nga ajo që e quajti “këneta” e opozitës.
Rama kujtoi se Shqipëria e ka njohur shtetin e Palestinës dhe theksoi se “nga zemra e Evropës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër evropian për një çështje të tillë”.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion