Pallati në Durrës rrezikon jetën e qytetarëve, që nga 26 nëntori nuk është vënë dorë në të
Për t’i treguar mikut të tij Aleksandër Vuçiç seriozitetin e dëmeve të tërmetit, Edi Rama e çoi një vit më parë të shihte këtë pallat.
Por sapo kamerat u larguan, në pallatin e kthyer në rrënojë, nuk u lëviz asnjë tullë. Një vit më pas, gjendja e tij është njësoj.
Prej një viti ai vazhdon të rrezikojë jetën e banorëve që jetojnë në pallatet ngjitur dhe qytetarëve që kalojnë poshtë tij.
E megjithëse në këtë gjendje, ky pallat nuk do te shembet, por do restaurohet. Megjithatë banoret e lagjes, nuk janë dakord me këtë vendim.
Nga bashkia Durrës thonë se pas vendimit që ky pallat të mos shembet, fondi shqiptar i zhvillimit ka hapur tenderin për projektin e restaurimit, dhe pasi të shpallet fituesi do të hapet tenderi për kompaninë që do të kryejë punimet.
Banorët në pallatet ngjitur do të vazhdojnë të flenë të pa sigurt, dhe të shpresojnë se lëkundjet e tokës nuk do të përsëriten deri sa burokracitë e shtetit shqiptar të përfundojnë, dhe këtij pallati gërmadhë t’i jepet një zgjidhje.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve