Paloka: E pranuam Alibeajn për të mos përçarë PD-në

12 Prill 2022 | 14:19

Komisioni i Rithemelimit e ka pranuar Enkelejd Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së për të mos krijuar çarje të re brenda partisë.

Kështu u shpreh deputeti i PD-së Edi Paloka për mediat të martën. Ai tha për Alibeajn se nuk mund të jetë kryetar grupi pasi “është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, njësoj si të gjithë strukturat e tjera”.

“Në statutin e PD-së është e qartë se vendi i kryetarit shkon paralel me atë të nënkryetarin që është Alibeaj”, u shpreh Alibeaj.

Paloka tha se Komisioni i Rithemelimit do të funksionojë deri në ditën kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Partinë Demokratike e drejton Komisioni i Rithemelimit, pasi e ka ngarkuar Kuvendi i 11 dhjetorit me të gjitha kompetencat që ka ky komision për të marrë vendimet në funksion të PD-së.

Për mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, ai tha se “është një mbledhje e grupit që orientohet nga axhenda e kongresit të Partisë Socialiste”, që u zhvillua të mërkurën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026