Paloka: Ramës s’i intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese para zgjedhjeve
“Nuk do të ketë formim të Gjykatës Kushtetuese as deri në 25 prill”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në Euronews Albania.
Pakola ka theksuar se qeveria Rama nuk ka interes që të krijohet Gjykata Kushtetuese pasi në të kundërt duhet të japë llogari edhe për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Nëse ne presim formimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ketë formim të saj jo deri në fund të dhjetorit, por as deri më 25 prill. Ka një njeri, ka një grupim që nuk i intereson formimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është qeveria Rama, është maxhoranca e Ramës. Përndryshe do t’i duhej të jepte llogari duke filluar nga zgjedhet e 30 qershorit, e deri më sot për të gjitha shkeljet dhe vendimet anti-kushtetuese që ka marrë”, u shpreh ai.
Sipas nënkryetarit të PD-së Komisioni i Venecias në opinionin e fundit theksoi se qeveria ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
“Besoj që është e qartë raporti i Komisionit të Venecias. Nuk ka shumë vend për interpretim, qeverisë i janë drejtuar kërkesa të qarta. Venecias nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe për këtë ka rekomanduar që të gjitha vendimet lidhur me kodin zgjedhor duhet të kalojnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.
Pavarësisht se Venecia e bën të qartë që maxhoranca ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke kaluar Kodin Zgjedhorkur ku jemi shumë pak kohë para zgjedhjeve, ndryshohen rregullat e lojës. Nuk është në parimet e Venecias dhe as në logjikën elementare të gjërave”, deklaroi ai.
Z.Paloka foli më tej edhe për çështjen e hapjes së negociatave me BE-në, ku theksoi se se sa të jetë Edi Rama kryeministër nuk do të ketë hapje negociatash.
“Sa të jetë Rama kryeministër, aq Gjermania, as Portugalia, as nga hëna po të vijnë ta marrin Presidencën ne nuk mund të presim që të hapen negociatat”, theksoi Paloka.
Lexoni gjithashtu:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet