PAMJE/ Kreu tre vjedhje brenda javës, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

30 Maj 2025 | 15:24

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer tre vjedhje vetëm gjatë javës së fundit.

Ai akuzohet për vjedhjen e disa televizorëve, një laptopi dhe sendeve të tjera, në të paktën tre raste të dokumentuara nga policia.

Përveç provave materiale, policia ka mbledhur edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar momentet kur autori ka kryer vjedhjet.

Njoftimi i policisë 

“Vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë javës së fundit, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:

  • Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh.;
  • Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e shtetasit K. K.;
  • Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë”, thuhet në njoftim.

 

Po ashtu policia thotë se vijon veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026