Pamje nga operacioni në Fresk, u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 në pranga (VIDEO)

10 Qershor 2026 | 15:41

4 persona janë arrestuar, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për shitje të armëve të zjarrit në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 vunë në pranga Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, në kërkim janë shpallur Kevin Vila dhe Bledar Avdillari.

Rolin kryesor në këtë grup e ka Kevin Vila, nga ku më pas kanë nisur edhe hetimet e thelluar nga policia për goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Nga hetimet dyshohet se këta persona së bashku me disa shtetas të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni, të organizuar si grup kriminal, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Më herët janë arrestuar Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmet dhe Klodian Mustafa.

Nga kontrollet e ushtruara, policia sekuestroi 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, municion luftarak dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

Armët janë kapur në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa personat e përfshirë janë arrestuar në flagrancë në zonën e Xhamllikut dhe tek Shkolla e Bashkuar.

Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

Uniformat blu vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026