Pamje të reja të vrasjes së Klaudio Prendit, makina shosh me plumba në pak sekonda
Euronews Albania ka siguruar pamje të reja të atentatit ndaj Klaudio Prendit disa ditë më parë në Tiranë.
Në pamjet video shihet 28-vjeçari i cili bëhet shosh me plumba brenda pak sekondave sapo hipën në automjetin e tij.
Autorët i janë afruar paralel me një automjet tip Audi, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në zonën e Farkës, dhe kanë qëlluar ndaj të riut sapo hipi në automjetin G Class.
Klaudio Prendi u vra në një atentat mafioz në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Porcelanit në Tiranë, sapo doli nga një lokal dhe hyri në automjetin e tij.
I ati i 28-vjeçarit, ish-gjyqtari Fran Prendi i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore për ekzekutimin e të birit është shprehur se nuk kishte dijeni për konfliktet e 27-vjeçarit apo dyshime të tjera
Sipas hetimeve ka rezultuar se i riu ka pasur një konflikt disa ditë më parë me disa persona për çështje borxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje