U ekzekutua me armë me silenciator, detaje nga atentati ndaj 28-vjeçarit në Tiranë
Klajdi Prendi, 28 vjeç u vra në një atentat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Porcelanit, në Tiranë.
I riu është qëlluar nga persona të paidentifikuar sapo ka dalë nga një lokal i zonës dhe ka hipur në automjetin e tij. Burime bëjnë me dije se në atentatin ndaj 28-vjeçarit është përdorur një armë me silenciator
Policia përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi” që dyshohet të jetë e autorëve të krimit.
Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë me nisjen e vetingut.
I riu nga Puka nuk është një emër i panjohur për policinë. Në maj të një viti më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale ai qëlloi në Pukë me armë zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet