Pamjet pak para vrasjes, shqiptarja duke ecur dorë për dore me burrin që e ekzekutoi
Një video e publikuar nga mediat greke tregon 41-vjeçaren shqiptare Georgia Murati duke ecur me partnerin i cili akuzohet për vrasjen e saj, vetëm pak minuta para se të vdiste në mënyrë tragjike me tre plagë me thikë në qafë.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë shihet e shkujdesur duke ecur së bashku me partnerin e saj, duke mbajtur në duar çanta pazari, në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti.
Akrepat e orës tregojnë rreth dhjetë minuta para orës 23 dhe sipas informacioneve çifti po kthehej me taksi në banesën e tyre, pasi 39-vjeçari i akuzuar ka shkuar për të marrë gruan fatkeqe nga puna. Ironi tragjike që gruaja po ecte në trotuar duke mbajtur për dore partnerin e saj, pa e ditur se do të vdiste rreth një orë më vonë e vrarë nga duart e tij.
Sipas informacioneve, pamjet nga kamerat e sigurisë së një dyqani të ndryshëm në zonë tregojnë momentin kur 39-vjeçari mban trupin e 41-vjeçarit brenda një valixheje së bashku me një 34-vjeçar, bashkëpunëtor që pranoi pjesëmarrjen në vrasje.
41-vjeçarja shtatzënë u ekzekutua natën e ndërrimit të viteve nga bashkëshorti i saj grek, i ndihmuar dhe nga një miku i tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë