PAMJET/ Tramvaji në Lisbonë del nga shinat, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

3 Shtator 2025 | 21:30

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas daljes nga shinat të tramvajit të famshëm “Gloria” në Lisbonë, mbrëmjen e së mërkurës.

Tragjedia ndodhi pasi një nga kabllot u shkëput duke bërë që ai të humbiste kontrollin dhe të zbriste me shpejtësi një kodër të pjerrët, derisa u përplas me një ndërtesë.

Pamjet nga vendngjarja treguan një tramvaj, i cili transporton njerëz lart e poshtë një kodre në kryeqytetin portugez, pothuajse të shkatërruar, ndërsa punonjësit e emergjencës nxirrnin njerëzit nga rrënojat.

Dëshmitarja Teresa d’Avo tha për kanalin portugez SIC: “U përplas me një godinë me një forcë brutale dhe u shpërbë si një kuti kartoni.

U përplas me një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk kishte asnjë lloj frenash.”

Policia portugeze PSP ka konfirmuar se 15 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, tha më herët se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

Disa nga të plagosurit kanë pësuar fraktura të hapura, sipas raportimeve ndërsa kombësia e viktimave nuk është bërë ende e ditur.

Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Shkaku i saktë i aksidentit nuk është ende i qartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026

Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin

Disa nga individët më të pasur të Rusisë kanë zhvendosur miliarda dollarë jashtë vendit gjatë vitit të kaluar, ndërsa shtohen shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë...
09:51 | 17/07/2026