Pampuri: Mund të ketë persona non grata në radhët e PS-së

21 Dhjetor 2021 | 06:29

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania se mandati i kryeministrit Edi Rama mund të mos zgjasë 4 vite, pasi mund të ketë persona non-grata në radhët e tyre.

Deputetja deklaroi se është shumë e rëndë për një parti politike kur brenda saj shpallen persona non grata.

“Se sa do jetë… se janë edhe këto non gratat dhe nuk mund të të siguroj që mund të jetë opozitë 4-vjeçare. Non grata e cenon çdo individ dhe jo më çdo përfaqësuesi politik. Është e rëndë. Nëse një parti politike ka një numër të caktuar personash non grata është e rëndë për një parti politike, për një grupim politik”, tha znj. Pampuri.

Deputetja nënvizoi se nuk i mbajnë shpresat tek SHBA-ja për të shpallur persona non grata në PS, por do të bëjnë një opozitë të fortë në parlament, në komisionet parlamentare dhe në terren.

“Kemi qenë non-stop në terren duke denoncuar nga afera më e vogël korruptive deri tek aferat gjigande korruptive”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026